Blero Muhamerri bëri një deklaratë të fortë disa ditë më parë, ku ndër të tjera u shpreh se ndarja me Afronën ka ndodhur pasi kjo e fundit e mbante lidhjen vetëm për para.
“Realisht nga fillimi lidhjen e kam ndjerë si një lloj aktrimi. Gjithmonë ka qenë në fokus paraja, sa ka pasur gjithçka ka qenë e bukur ndërsa kur i kam kufizuar shpenzimet, jam parë si i keq. Dhe nuk është që s’jam mjaft inteligjent për t’i kuptuar këto gjëra, por kam heshtur vetëm për të parë deri kur po shkon. Dhe siç ka filluar, ka mbaruar.”
Teksa la të kuptohet se marrëdhënia e tyre ishte e ndërtuar mbi interesin, këngëtari shtoi;
“Kam dhënë para për t’u hapur biznesi jonë dhe si është arritur qëllim, ajo është zhdukur. Nuk ka reaguar në asnjë tentativë timen. Nuk ka mbetur asnjë opsion tjetër, përveçse të ecë me hapa ligjorë.”
Deklaratës së Bleros i reagoi në mënyrë indirekte Afrona, por ndryshe nga këngëtari, ajo vendosi që të publikojë një foto në rrjetet sociale krah të dashurit të ri.
Madje, ajo postoi dhe një foto të një thënie:
“Më pëlqen të dëgjoj gënjeshtra kur e di të vërtetën”.
Mirëpo Blero nuk ka ndërmend të ndalojë me “thumbat” ndaj ish partneres së tij.
Në postimin e fundit në Instagram, Blero postoi një shkrim ku thuhej:
’Nëse tregon të vërtetën, ajo do të bëhet një pjesë e të kaluarës tënde, por nëse gënjen ajo do të bëhet një pjesë e të ardhmes tënde’’.
Kjo deklaratë e Bleros, nga fansat mendohet se i kushtohet Afronës, për shkak se ajo mohoi të jetë ndarë për para.