Pak para mbarimit te ‘BBV’, emisoni radiofonik pjese e Top Media, “Top Albania Radio”, kishte bere nje postim rreth Bora Zemanit dhe Beatrix Ramosaj, per te cilin mori shume komente negative.
Ne faqen zyrtare te “Top Albania Radio” ne Instagram, ishte krahasuar Beatrix me Kim Kardashian tek ishte shkruar:
“Kim si Beatrix…’Duartrokisnin’ per dashurine e tyre, tani iu marin partnerin”, ndersa ne pershkrimin e fotos ishte shkruar: “Mesa duket te cmendesh komshinjte qenka bere trend”.
Nje reagim erdhi dhe nga gazetari Olti Curri.
“E pashe kete postim. Mendoj se nje media qe ka prodhuar kete reality show duhet te jete pak e kujdesshme ne pozicionimin e saj ne debate roze por te ndjeshme per publikun qe ndjek kete media. Por nuk mund te reagoj siç ma kerkoni derisa vete vajza qe ngacmohet ka te njejtat “Arme” si une: dy duar, telefon dhe internet”
Me pas, u vu re se pas komenteve te shumta qe mori, ky postim nuk gjendej me ne faqen e “Top Albania Radio”.
Por, muaj pas ketij postimi te ashper nga “Top Media”, si qendron raporti i tyre me Beatriksen?
Kureshtjen sapo na e shuajti vete kengetarja. Diten e sotme, nen nje postim te “TAR” ku tregonin per urimin e embel qe Beatrix i ka dedikuar qenushit te saj, nje koment me nje zemer erdhi pikerisht nga kengetarja duke treguar keshtu se mes saj dhe ‘Top Medias’ nuk ka hatermbetje.