Ditën e djeshme, Instagrami i ri i Luiz Ejllit u mbyll për disa orë, disa javë pas mbylljes së llogarisë së parë me mijëra ndjekës.
Kështu sot, këngëtari ka bërë një reagim publik.
Ai postoi një video në InstaStory ku ka treguar se ka pasur një problem që tani është rregulluar.
“Çapaçula mos u mërzisni për Instagramin. Se këtë punë kanë, nga ngarkes..nuk e di nga çfarë se nuk marrë vesh. Besoj se tani e kanë rregulluar dhe nuk do ketë më problem. Kështu që do shihemi këtu, do flasim, do qeshim. Ju puth të gjithëve. Ju dua shumë”- ka thënë ai në një video të publikuar në Instagram.