Prej disa javësh në mediat rozë është zbuluar se do të fillojë “Big Brother VIP Kosova”. Prezantuesit e tij do të jenë Jonida Vokshi dhe Alaudin Hamiti, ndërsa opinionist Olti Curri.
Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Alaudini tregoi se iu bë edhe oferta për ta prezantuar vetëm “Big Brother VIP Kosova”, por bashkë me pronarët e televizionit vendosën që të zgjidhni edhe Jonidën.
Sipas tij, duhej një figurë nga Shqipëria, pasi tërheq audiencën.
“Në fakt e kemi pasur këtë opsion që të jem vetëm, por rrugës e kemi menduar bashkë me pronarët që të kemi edhe dikë nga Shqipëria. Pasi Klan Kosova është futur edhe në Shqipëri dhe për të tërhequr audiencën. Jonida është një prezantuese shumë e mirë sepse kemi udhëhequr edhe Çmimet Oscar me të”, u shpreh ndër të tjera Alaudini.
Pak më parë, ishte Jonida ajo që foli për bashkëprezantimin e saj në skenën e “BBVK” me Alaudinin.
“Për një gjë jam e lumtur që këtë eksperiencë do ta ndaj me Alaudinin, pasi nuk e di nëse do të isha për po nëse do të ishte dikush tjetër dhe jo ai. Me Alaudinin kemi pasur edhe dy eksperienca të mëparshme dhe ka rezultuar se kemi kimi edhe dukemi bukur në skenë,”-përfundoi moderatorja.