Këngëtarja Fjolla Morina, se fundmi është duke marrë vëmendje me reagimet e saj në rrjetet sociale.
Para pak kohësh, Fjolla bëri një video ku akuzonte ish-partnerin dhe disa nga miqtë e saj të dikurshëm, teksa tashmë ka bërë “goditjen” e radhës.
Për arsye akoma të panjohura, këngëtarja publikoi në llogarinë e saj në Instagram disa shkrime, me akuza dhe ofendime ndaj disa prej emrave të estradës.
Kjo e fundit i ka reaguar Fjollës përmes rrjeteve sociale duke e quajtur me probleme mendore.
“Kur njerëzit bien nën nivel dhe kur njerëzit me probleme mendore merren për tituj nëpër gazetat tona. Në jetën që jetojmë na duhet shumë durim sepse pa të do duhej të binim në nivelin e mostrave. Unë për vete nuk kam kohë të merrem me njerëz që s’kanë alarm në telefon dhe harrojnë kohën e ilaçeve, pastaj nga mungesa e seratoninit të tyre iu pengon lumturia e të tjerëve”, është shprehur Morena.