“Ishte kujtimi më i bukur”- Pas eleminimit, Sabiani tregon fjalën e fundit që i tha Kristi

Sabiani ishte i eleminuari i rradhës nga gara pasi qëndroi 10 ditë në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Duke qenë se tashmë e kreu ‘misionin’ e tij në lidhje me Keisin, Sabiani e priti me buzëqeshje eleminimin.

Tek përshëndetej me banorët, ajo çka tërhoqi vëmendjen ishte takimi i fundit me Kristin para se të dilte nga dera e shtëpisë.

Mos u mërzit, e kemi në kontroll”- i tha Kristi-Sabianit, fjali e cila i mbeti në mendje.

Pasi mbërriti në studio, Sabiani e quajti këtë moment si kujtimin më të bukur nga qëndrimi i tij, pra fjalët dhe përqafimi që shkëmbeu me Kristin.

Kujtojmë se këngëtari u bë pjesë e shtëpisë për të ‘shkaktuar dëme’ mes çiftit Keisi-Kristi, mirëpo gjatë rrugëtimit të tij ndërroi mendje.