Ishte e vetmja që i qëndroi pranë, por Luizi “kërcënon” Efin: “Të djeg bashkë me kalë”

Duket se debati mes Luizit dhe Efit sa vjen e po përkeqësohet.

Pas një sërë debatesh mes tyre, pak më parë Luizi ka përdorur një gjuhë mjaft të ashpër ndaj Efit.

Teksa Efi po i shprehte Luizit se sjellja e tij e ka zhgënjyer pasi ajo e ka mbështetur mjaft, ky i fundit i ka kërkuar të mos e përdorë më situatën me Kiarën për lojë, në të kundërt “do ta djeg si kalë Troje”.

“Po ta kërkojë për herë të fundit. Nëse e përdor këtë situatë për kalë troje, më beso të djeg bashkë me kalë”, iu shpreh Luizi Efit, vajzës së vetme që i qëndroi pranë kur u bullizua nga e gjithë shtëpia, përfshirë dhe Kiarën në lidhje me sëmundjen.

https://www.instagram.com/reel/CqpfZbpPycV/?igshid=YmMyMTA2M2Y=