Ishte 20-vjeçe kur u bë nënë, Adrola Dushi: “Mendova ta ndërprisja shtatzëninë”

Modelja e njohur, Adrola Dushi ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Në Kurthin e Piter” ku ndër të tjera tregoi dhe momentet kur mësoi se ishte në pritje të një fëmije.

Adrola tregoi se kishte menduar t’a ndërpriste shtatzëninë, por sot, e quan të birin e saj një mrekulli.

Modelja shtoi se çdo peripeci që mund të ketë kaluar, ia ka vlejtur.

“Po, kam qenë 20 vjeçe kur u bëra nënë. Gjithçka erdhi shumë papritmas, nuk isha aspak gati që ta merrja atë titull në jetën time, që është titulli më i bukur absolutisht. Gati-gati mendoja që ta ndërprisja shtatzëninë time. Ama në jetën time është një mrekulli, djali im Troi, i cili më ka dhënë kuptimin e jetës dhe absolutisht jam shumë krenare për atë fëmijë që kam. Të gjitha peripecitë jo të lehta që unë kalova në atë kohë, i ka shpërblyer të gjitha im bir dhe jam shumë shumë-krenare për të”-tha modelja.