Olta Gixhari ka bërë një rrëfim prekës së fundmi.
Teksa po diskutonte me banorët e shtëpisë, Olta rrëfeu se pak para hyrjes në “Big Brother VIP” ishte shtatzënë 4 javëshe por e humbi fëmijën.
“Para se të hyja në BBVA tentova të bëja një fëmijë tjetër dhe ngela shtatzënë. Por, e humba. Isha shumë e vogël 4-javëshe. Por faktikisht asnjë nuk e di. Dori e di kështu “ose…ose”. Unë i kaloj gjërat me sportivitet. Nuk e di sa e fortë jam. Unë jam supersticioze. Nëse nuk do e kisha humbur sigurisht nuk do isha futur në BBV. Ditët e para që isha në dilem nëse po e humbja apo ishte diçka normale që po ndodhte, po mendoja “Nëse e kam humbur fëmijën do hy në BBVA”, tha Olta.
Gjithashtu edhe Luizi tregoi se do të kishte një vëlla kur ishte rreth 6 vjeç, por fatkeqësisht nëna e tij e dështoi lindjen.