Sot disa nga ndjekesit e Keisit, aluduan se kjo e fundit mund të ishte në pritje të ëmbël. E gjitha nisi për shkak të disa fotove që Keisi postoi në Instagramin e saj.
Ajo shfaqet me një fustan të ngushtë që i shkon pas linjave trupore dhe barku duket pak më i fryrë se zakonisht. Sigurisht kjo është diçka normale për çdo vajzë, por si gjithmonë aludimet nuk munguan.
“Djalë apo vajzë?”, i komenton dikush poshtë fotove.
“Kur të fillojnë portalet tani Keisi shtatzënë”, komenton një tjetër.
Kështu Keisi ka vendosur t’ju përgjigjet një herë e mirë të gjithëve me një video. Ajo ka postuar në Instastory një imazh të saj veshur me streçet e palestrës dhe tregon se nuk bëhet fjalë për shtatzëni, sepse vazhdon të ketë po të njëjtat linja si më parë.
“Kush ka sy apo tru e kupton pa u dash kjo video, po hajde për ju që si fusni në përdorim”, shkruan ajo me ironi përkrah videos, duke nënkuptuar se nuk është në pritje të ëmbël.