Ish-miss-i refuzon ftesën e “Big Brother Vip Kosova”

Diten e sotme jane bere publik emrat e tre personazheve te pare qe do te behen pjese e “Big Brother VIP Kosova”.

Behet fjale per reperin Getinjo, aktoren Shota Baraliu dhe kengetarin Art Abazi.

Mirepo teksa nje pjese e personazheve te njohur e shohin kete format si nje plus per karrieren e tyre, ka edhe nga ata qe i kane thene “jo” fteses per t’u bere pjese e programit.

Kesaj liste i eshte shtuar edhe i ish-missi Kosovës, Aferdita Paqarada.

“Telegrafi” ben me dije se Aferdita ka refuzuar te jete pjese, pasi per te ne plan te pare jane angazhimet e saj profesionale dhe personale.

Nderkohe qe diten e djeshme u be me dije se edhe vajza e kengetares Shyhrete Behluli, Engjellusha Saliu, e ka refuzuar ftesen per shkak te klaustrofobise se saj.

Frika nga vendet e ngushta qe nuk mundem me funksionuar lirisht. Jo nuk mundem. Veç kur e di qe nuk mund te dal kur dua une me kap paniku,”-shtoi Salihu.

Kujtojme se persa i perket startimit te programit kemi tashme nje date, qe eshte 5 dhjetori.