Beart Rrexhepi, i cili u bë i njohur për publikun pas pjesëmarrjes në “Përputhen” është shpallur kampion në “Bodybuilding”
Lajmin e bëri të ditur vetë Bearti nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku tregoi se ka zënë vendin e parë në kategorinë e “Man’s physique mbi 1.83m”.
“Faleminderit krejtve qe me perkrahet First place Men’s Physique +183 cm“, shkroi Bearti krahas fotos ku shihet me trofeun në dorë.
Sa i përket jetës private, Bearti po shijon një lidhje dashurie prej kohësh, por pa e treguar identitetin e vajzës që ia ka fituar zemrën.