Jo pak herë Gigliola Haveriku ka tërhequr vëmendjen e publikut me komentet e saj rreth “Big Brother VIP” dhe ish partnerit Amos Zaharia, me të cilin ka patur një lidhje 6 vjeçare.
E ftuar së fundmi në një intervistë për “Top Albania Radio”, teksa u pyet për një lidhje të mundshme mes Amosit dhe Dea Mishel në bazë të këndvështrimit të saj, Gigliola u shpreh:
“Pse jo?! Për dy vite mund të ketë ndryshuar shumë, kështu që pse jo. Unë kam dy vite që jam ndarë. E kam lënë para dy viteve. Përveç se u fut në Big Brother, që unë s’e prisja, ndoshta lidhet edhe me Dean.”
Këngëtarja tregoi gjithashtu se tashmë është në një lidhje të re me dikë që nuk ka humor të zi si Amos.
Ajo u shpreh se i dashuri i saj ndryshon me Amosin nga profesioni, shenja e horoskopit, mosha dhe humori, duke thënë jo se nuk ka, por është humor i bardhë.