Megjithëse Pirro Beati nuk arriti të linte gjurmë gjatë qëndrimit të tij në “Big Brother VIP”, së fundmi teksa ishte i ftuar në “Ftesë në 5”, ai ka bërë një deklaratë të papritur për Dea Mishel.
Pirro tregoi se është ngacmuar disa herë nga Dea përgjatë qëndrimit të tij në BBV por që nuk ia ndjente për të.
Madje ai shtoi se në disa situata i vinte keq për Dean.
“Nuk ndodhi asgjë me Dean, ajo kishte disa ngacmime që i bënte herë pas here. Natën që do flinim jashtë më pyeti se ku do flesh e me kë do flesh. I thashë do flej afër Maestros. E mirë më tha do flej afër teje.
Ato janë ngacmime, po nuk i jam afruar. Më vinte keq se dukesha sikur sillesha keq me të, po nuk e ndjeja, nuk kisha se çfarë bëja. Nuk bënim muhabet. Mundohesha që të mos i jepja më shumë afrimitet që mos ta keqkuptonte.”