[ad_1]
Pak ditë më parë qarkulluan në internet testime të performancës së procesori Core i7-12700 të Intel që duket se i përket një gjenerate të re.
Testimi ishte bërë në GeekBench 5 dhe me sukses procesori mund të matej me rivalin AMD Ryzen 7 5800X.
Radhën tani duket se e ka procesori tjetër Core i9-12900K i cili nga emërtimi pritet të jetë procesori flagship i kompanisë. Këta procesor ende nuk janë zbuluar por informacionet a para hedhin dritë mbi potencialin e tyre.
Core i9-12900K ka një dizajn hibrid me 8 bërthama të performancës së lartë dhe 8 bërthama efikase me 24 threads dhe frekuencë bazë prej 3.2Ghz. Testimi në GeekBench u bë në kompjuter Windows 11 Pro që shfrytëzon maksimalisht teknologjinë Intel Thread Director dhe kompjuteri kishte 32GB RAM DDR5.
Procesori shënoi 1893 pikë në testimin me një bërthama duke thyer hegjemoninë e Ryzen 9 5950X me 12% më shumë performancë. Në testimin me të gjitha bërthamat procesori shënoi 17370 pikë, 3% përpara Ryzen 9 5950X dhe 57% përpara gjeneratës së kaluar i9-11900K.
Nuk duhet harruar se Ryzen 9 5950X ka 16 bërthama dhe 32 threads. /PCWorld Albanian
[ad_2]