Efi dhe Kiara janë përfshirë në një debat të fortë me njëra-tjetrën pas hyrjes në “Big Brother VIP”.
I gjithë sherri mes tyre erdhi si rrjedhojë e komenteve të Efit ndaj Kiarës pak javë më parë, ku u shpreh se në situatën e ndodhur në tualet ku Kiara u ngjesh pas lavamanit nga Luizi, i dha të drejtë këtij të fundit.
Komenti i Efit nuk i pëlqeu Kiarës duke krijuar hatërmbetje te ajo asokohe.
Pikërisht ky moment u rikthye sërish në vëmendje, me Efin që tregon se ka kontaktuar me Kiarën jashtë BBV dhe se moderatorja i është shprehur se çdogjë mes tyre është në rregull.
Mirëpo ndryshe çfarë i ka thënë Efit, Kiara ka shprehur hatërmbetje te Luizi, situatë e cila solli debate mes çiftit dhe Efit.
Por si e ka pritur publiku debatin mes Efit kundër çiftit?
Përpos komenteve pozitive, Efi ka fituar më shumë se 21 mijë ndjekës, ndërsa nga ana tjetër Luizi ka humbur plot 12 mijë dhe Kiara ka humbur mbi 30 mijë.
Mirëpo duket se mbështetjen e madhe të publikut për Efin nuk është pritur mirë nga disa të tjerë, të cilët janë përpjekur t’i shtojnë ndjekës me programe fallco Efit, në mënyrë që të pretendojnë se mbështetja për të është e gjitha e sajuar.
Për këtë situatë ka reaguar dhe personi që i menaxhon instagramin Efit. Në një postim në instastory, i afërmi i saj shprehet se llogaria e saj ka rënë pre e disa sulmeve kibernetike si dhe shton se janë përpjekur ti shtojnë ndjekës me programe.
Kështu ka marrë vendimin që ta bëjë llogarinë private, për të parandaluar pikërisht këto sulme.
“Instagrami i Efit sapo u kthye privat per shkak te tentativave per hackim dhe perpjekes se personave te tjere per ti blere fake followers
E vetmja gje qe mund te them tani eshte WTF”, shkruhet në llogarinë e Efit.