Kristi Aliaj ka qenë së fundmi në qendër të vëmendjes dhe kjo për arsye të një trekëndëshi dashurie që vetë ai ka krijuar.
Kristin e kemi dëgjuar shpesh të shprehet se nuk dëshiron të krijojë një lidhje në BBV pasi është në një romancë jashtë reality show-t.
Megjithëse ai kurrë nuk e bëri të ditur identitetin e partneres së tij, pak ditë më parë u zbulua se bëhet fjalë për bukuroshen influencere të quajtur Zaza.
Mirëpo pavarësisht se Kristi është në një romancë, së fundmi e kemi parë mjaft të afërt me Keisin, banoren e BBV.
Lidhur me ngjarjet e fundit, ka folur sot nëna e Kristit, Mimosa Aliaj. Në një intervistë për “Shqipëria live” ajo pranoi se e ndjek Kristin, madje edhe kur është me Keisin, duke dhënë në këtë mënyrë aprovimin për lidhjen e tyre, pavarësisht lidhjes së tij me Zazan.
“Kristi që kur pranove të ishe pjesë e BBV pashë nevojën tëndë për të dalë nga zona e komfortit dhe për të shtyrë limitet e njohjes së vetvetes. Unë kam qenë që në fillim entuziaste për pjesëmarrjen tënde. Duke vlerësuar inteligjencën dhe stabilitetin emocional, racionalitetin, thellësinë e gjykimit, qetësinë dhe serenitetin që të karakterizon. Tani më duket sikur po jetoj dy jetë paralele, jetën reale këtu në shtëpi dhe atë virtuale në ekran. Të shikoj vazhdimisht kur fle, kur ushqehesh, kur bën fitness kur debaton, ku je me Kejsin. Ndoshta ngaqë më ka marrë malli shumë por për arsye të tjera, aty janë krijuar situata shumë të vështira. Kur shpesh ka pasur edhe energji negative, kërcënime e dhunë ndaj banorëvë të shtëpisë. Është e vërtetë që aty bëhet një rol dominance.”
Mes të tjerash ajo tha se ndihet shumë e zhgënjyer për komentet, ofendimet dhe kërcënimet e publikut për banorët dhe familjarët e tyre.
“Ndihem e lumtur që ke zgjedhur të jesh vetvetja. Ndihem shumë e zhgënjyer si qytetare por mbi të gjitha edhe si prind për histerizmin kolektiv, të turmës në rrjetet sociale, për fyerjet e rënda, shantazhin dhe denigrimin që iu është bërë banorëve dhe familjarëve të tyre. Jam pa fjalë që shpifjet dhe gënjeshtrat sundojnë mbi të vërtetën.
Kristi mami të përqafon fort dhe të pres jashtë!”