Ditën e sotme banorët e “Big Brother VIP” kanë lexuar mesazhe dhe përshëndetje të tjera për ta nga e gjithë bota.
Ndër këto mesazhe ishte edhe një suprizë për Luiz Ejllin, pasi nëna e tij i kishte dërguar një shkrim.
“Përshëndetje çapaçulat e nanës.Jeni shumë të mirë. Zoti ju rujt të tanve dhe Zoti është i madh që bani bashkë Luizin edhe Oltën në një bluzë. Nana e Luizit nga New York, Angjelina Ejlli”
Ky mesazh solli një gëzim të madh tek Luizi dhe duartrokitje nga banorët, mirëpo ajo çka u vu re është injorimi që i është bërë Kiarës dhe fakti se ky mesazh vjen pasi në rrjet Olta po komplimentohet për kujdesin ndaj Luizit, ndërsa Kiara po kryqëzohet si e pashpirt.