Incidenti që ndodhi mbrëmë para prime-t të BBV, çfarë i trembi banorët

Një incident i vogël ka ndodhur me banorët e “Big Brother VIP” pak para nisjes së spektaklit të madh.

Një prej divanëve, aty ku qëndronin të ulur Keisi dhe Kristi, është rrëzuar duke shkaktuar të qeshura e fatmirësisht asnjë të lënduar.

Kjo nuk është hera e parë që diçka e tillë ndodh, pasi ka ndodhur edhe më herët me ish banoren Tea Trifoni.

Kujtojmë se gjatë spektaklit të djeshëm ndodhën një sërë dinamikash. Pas eleminimit të Sabianit, në shtëpinë e BBV si një konkurrent i ri ka hyrë ish partneri i Keisit, Lorenc Harasma.

Mesa duket, Keisi nuk ka për t’a shijuar kurrë e qetë romancën e saj me Kristin dhe pritet të shohim çfarë dinamikash të tjera do të krijohen