‘Vëllai i madh’ u ka dhënë ditën e sotme banorëve një sfidë ku secili prej tyre duhet të kalonte pishinën nga njëra anë në tjetrën, duke përdorur komerdaret pa u rrëzuar në ujë.
Banorët që e kaluan provën me sukses, patën mundësinë që të shohin Big Brother Portokalli në monitorin e madh.
Efi, Luizi, Kiara, Kristi, Jori, Qetsori, Nita, Visi dhe Dea kanë qënë banorët që kanë kaluar provën me sukses dhe pjesa tjetër e banorëve kanë qëndruar në dhomën e gjumit gjatë kohës kur u dha spektakli i Big Brother Portokalli.
Banorët kanë qeshur dhe e kanë marrë me sportivitet kur kanë parë veten e tyre të imituar në Portokalli, por duket se Kiara nuk është ndjerë mirë nga imitimi që i kanë bërë dhe këtë gjë ia ka treguar dhe Luizit e më pas ka shpërthyer në lot.