Ilir Shaqiri dhe Donald Veshaj ishin “armiq” dhe konkurrentë të fortë të njëri-tjetrit brenda shtëpisë së BB.
Raportet e tensionuara dhe të ftohta vazhduan edhe jashtë dhe dyshja nuk u panë asnjëherë në shoqërinë e njëri-tjetrit madje nuk munguan as thumbat.
Por duket se një kthesë e madhe ka ndodhur. Dyshja u filmuan për herë të parë së bashku dhe pamjet kane habitur ndjekësit dhe fansat e tyre.
Video, e cila është realizuar në Tiranë tregon dyshen teksa të buzëqeshur dhe të përqafuar ecin rrugëve dhe mbajnë pelerina të kuqe.
Ndërsa burime për “Vip Magazine” bëjnë të ditur se Iliri do të jetë i ftuari i parë në puntatën e këtij sezoni të “Me Ler te Flas”.