Sezoni i ardhshëm televiziv do ta gjejë në ekran moderatoren Ilda Bejleri, por ndryshe nga çfarë jemi mësuar, ajo nuk do të jetë pjesë e një emisioni për sportin.
Hera e fundit e saj në rolin e moderatores ishte “Rikthimi i Dallëndysheve”, një shfaqje për balerinët shqiptarë nëpër botë. Sezoni i ardhshëm televiziv e gjen në ABC News me programin ‘T’ka mami yll”.
“Pasi ‘riktheva dallëndyshet’ me një sukses spektakolar, i rikthehem baletit në një tjetër spektakël të jashtëzakonshëm. ‘T’ka mami yll’, dance reality show në televizionin ABC, do të vijë premierë absolute këtë sezon të ri televiziv, nën prezantimin tim!” shkruan ajo
View this post on Instagram
“T’ka mami yll” është një spektakël për fëmijë, i ideuar dhe me autorësi nga koreografi dhe balerini Albi Nako. Protagonistë do të jenë fëmijët e moshës 10-15 vjeç, por pjesë do të bëhen edhe nënat e tyre.
View this post on Instagram