Një ndër aktorët më të njohur të humorit në vendin tonë, Rezart Veleshnja ka qenë ditën e sotme i ftuar në rubrikën “N’fermë” në emisionin E diell në Top Channel ku bëri deklaratën që askush nuk e priste.
Ai tha se do t’i japë fund beqarisë e se së shpejti do të martohet. Po ashtu, artisti zbuloi detaje rreth dasmës dhe tregoi më shumë për partneren e tij.
“Dua të bëj një gjë shumë të thjeshtë. Nuk kam qef që ta bëj te Pallati i Kongreseve apo pallate të tjera. Lumturinë e gjej te personi që kam, jo te të tjerët Shoqëria aq janë 5 veta, të tjerët janë kot se ke 10 vjet pa i takuar”, u shpreh ai.
Disa ditë më parë, Veleshnja “vulosi” suksesin më të madh të karrierës së tij, 100 karakteret në emisionin e humorit “Portokalli”.
“Faleminderit trupa me e mire e shkolles Portokalli! Faleminderi Mami dhe Babi im se prej jush Sot festova 100 karakteret e mia ne portokalli karaktiri i 100 eshte kete te diele në Portokalli i them shkolle sepse te gjithe pasi ikin e falenderojne per mesimet qe i dha per rrugetimin e tyre ne jet! flm trupa e baletit! flm katershes se mrekullueshme flm Binaj Zalla Cela, Caci dhe padiskutim Denisa Haxhiaj!”- u shpreh ai.