Arbana Osmani aktualisht ndodhet me pushime në Kretë së bashku me familjen e sak, Eduartin dhe dy djemtë e tyre. Ajo ka ndarë së fundmi në rrjete sociale foto të ndryshme nga pushimet, duke treguar detaje të ndryshme nga pushimet.
Ndërkohë në postimin e fundit dikush i ka shkruar Arbanës se e ka parë në Kretë, por nuk i ka folur, sepse nuk donte t’i prishte privatësinë. Moderatorja e ka falenderuar që i ka respektuar privatësinë, por njërës prej ndjekëseve të saj nuk i ka pëlqyer shumë kjo gjë.
“Po pse moj Arbana ndonje Star ti qe ke bere cudira ne kete bote e po te prishej privatesia o zot uluni o goc me kembe ne toke e behuni sa me te thjeshte me njerezit se sju kushton asgje pordhet e shqipetareve gjasme “VIPA”. Dhe sa per udhetimin ska shqipetare qe ska shku ne Kret mos be sikur po na e tregon ti!“, i ka komentuar një ndjekëse Arbanës.
Moderatores nuk i ka shpëtuar ky koment dhe i ka kthyer një përgjigje. Arbana shprehet se kjo gjë nuk ka lidhje fare me mendjemadhësinë, por me faktin se ka qenë e shoqëruar me dy të vegjlit e saj për të cilët duhet të kujdeset gjatë gjithë kohës.
“Star me nje bebe 8 muajsh qe grindej nga vapa dhe nje 6 vjeçar qe kerkonte Lego. Superstar. Dhe nënë. Qe ne nje moment te caktuar duhet te beje nenen, jo starin. Dhe qe fatmiresisht ka njerez qe e kuptojne. Dhe sa per udhetimin ne Krete, une isha nje Shqiptare qe nuk kisha shkuar dhe e shijova shume dhe ia tregoj kujt te me doje qejfi mua”, i është përgjigjur Arbana.