Victoria ‘shpërtheu’ në lot në shfaqjen e saj të parë në Javën e Modës në Paris gjatë muajit shtator.
Në një deklaratë, ajo zbuloi se qau në pasarelë pasi u bë shumë emocionale kur pa fëmijët e saj që e përkrahnin duke shtuar se ‘familja është gjithçka’.
“Kam planifikuar të dilja pas shfaqjes dhe doja një foto të mrekullueshme duke ecur në pasarelë.Por në momentin që pashë Davidin, fëmijët, mamin, babin dhe motrën time, u emocionova aq shumë.Sepse familja është gjithçka për mua. Të kesh ata atje, të më mbështesin mua, është gjithçka”-tha ajo.