Deborah Keçi prej disa kohësh ushtron detyrën e drejtoreshës së klubit shumësportësh Tirana, e si e tillë ndjek nga afër çdo event sportiv që ekipi ka, sic ishte edhe rasti i fundit i ndeshjes mes skuadrës së basketbollit të Tiranës me Beslidhjen, ku u bë edhe protagoniste falë një gjesti që bëri karshi arbitrit.
Në një moment gjatë ndeshjes, ajo nuk ka rënë dakord me një vendim të arbirtrit dhe duke mos e mendur shumë, ka reaguar ndaj tij duke i hedhur një fanellë në kokë.
Gjest ky që është komentuar shumë në rrjet dhe mes sportdashësve, është i kuptueshëm për një fans apo sportist, por jo për një drejtoreshë ekzekutive.
Prandaj Deborah ka vendosur që sot të reagojë në lidhje me këtë gjest, ku ndër të tjera ka kërkuar ndjesë dhe ka “sqaruar” gjithë emocionet e atë që ka menduar në atë moment.
“Në sport, emocionet luajnë një rol shumë të rëndësishëm, jo vetëm për sportistin, por edhe për të gjithë ata që janë të përfshirë. Emocionet gjenerohen nga aktiviteti sportiv dhe nga ana tjetër mund të ndikojnë si tek sportistet, trajneret dhe drejtuesit e ekipeve. Si ish sportiste qe vazhdoj akoma te ushtroj aktivitet sportiv dhe te ndjej akoma emocione dhe kenaqesi nga sporti, si drejtuese e nje ekipi me emer në historinë e sportit shqiptar, është shumë e veshtirë të pranosh në heshtje dhe me kenaqesi nje padrejtesi qe i behet mundit dhe djerses se sportisteve dhe pasionit te tyre. Kush ka qene sportist kupton dhe ndjesine nga padrejtesia, kush vazhdon ndjek sportin nëpër botë, shikon dhe reagimet e sportisteve, trajnereve dhe drejtoreve ekzekutiv. Por, në cilësinë e Drejtoreshës Ekzekutive, ju kërkoj ndjesë sportdashësve të pranishëm dhe shikuesve” – shkruan Deborah.