Katër të burgosurit të vendosur nga Efi me anë të mundësisë që i dha kutia e Pandorës ishin: Dea, Bledi, Qetsori dhe Kristi.
Ishte vendosur që ata të qëndronin në ‘burg’ deri në spektaklin e rradhës, mirëpo ‘Vëllai i madh’ vendosi t’u japë një mundësi.
Ata do të mund të dilnin nga burgu nëse do të arrinin të përmbushin një mision, të bindnin banorët e tjerë Bledi do të linte shtëpinë përfundimisht.
Misioni u përmbush me sukses dhe askush nuk arriti t’a kuptonte misionin, mirëpo si banori që shumicën e kohës ka nën kontroll lojërat brenda shtëpisë, Luizi nuk i pëlqeu aspak kjo gjë.
Ai nisi të ‘fajësonte’ produksionin se kjo ishte loja e Vëllait të madh, pasi nëse do të ishte për banorët, ata nuk do mund t’a vinin kurrë në lojë.
Nga ana tjetër, banorët e tjerë u shprehën se Luizi thjesht nuk mund t’a pranoj faktin që u vu në lojë nga ta.