Edhe pse tashme e kane ndertuar jeten dhe karrieren e tyre jashte vendit, disa nga vipat shqiptare me fame nderkombetare zgjedhin te kalojne disa kohe pushimi ne plazhet mbreslenese te Jugut te Shqiperise.
Mesa duket, nje nga keto eshte dhe Loredana, ose te pakten keshtu mendojne ndjekesit e saj. Ajo ka postuar foto ne Instagramin e saj duke treguar se eshte ne ishullin luksoz grek, Mykonos, por ndjekesve nuk u shpeton asgje.
Ka qene faqja “Vipat e Bllokut” e cila ka ndare disa foto ne InstaStory duke thene se ne fakt Loredana ndodhet ne Dhermi dhe jo ne Mykonos ashtu sic ajo po perpiqet te tregoje.
Kjo per shkak te ngjashmerise se vendit ne foto, madje nje foto tjeter duket se e ka nxjerre zbuluar kengetaren.
Nje makine e cila padashur eshte kapur ne foto duket se ka targe shqiptare. Pra, nje arsye tjeter per te menduar se Loredana ne fakt po genjen duke nderruar lokacionin ne fotot e saj.