Ashtu sic shume prej jush mund t’a keni pare, gjate transmetimit te emisonit “Goca dhe Gra” te premten qe shkoi, Tea Trifonit i erdhi nje ftese per t’u bere pjese e “Big Brother VIP”.
Kjo ftese i erdhi me ane te nje zarfi qe e ftuara e puntates te se premtes, Dojna Mema, e solli posacerisht per Tean.
Ne momentin kur lexoi ftesen, Tea as nuk pranoi, por as nuk e refuzoi kete ftese nga “Reality Show”, por tashme duket se e ka nje pergjigje.
Gjate nje bisede virtuale me ndjekesit e saj ne Instagram, nje prej tyre e pyeti:
“Si perfundim, a do te jesh pjese e “Big Brother VIP”?
Tea e mohoi kete gje duke thene se nuk do te jete pjese e kjo sepse ajo tashme eshte pjese e moderimit ne emisionin “Goca dhe Gra”.