Për herë të dytë brenda një muaji, lokali i reperit Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit ‘Noizy’, është përfshirë nga flakët.
Lokalit ‘Zins’, i cili ndodhet në zonën e Currilave në Durrës, i është vënë flaka në verandë, në orët e para të mëngjesit.
Zjarrfikësit kanë ndërhyrë sapo kanë marrë njoftimin, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar dhe forca policie.
Ka dyshime se zjarri këtë herë është vënë nga një familjar, Eraldo Musteqja, kushëri i Noizyt, i cili ka rënë edhe në prangat e policisë.