Alban Kondi është i njohur si një nga anëtarët e grupit “Produkt 28”, por gjithashtu si vëllai i të ndjerit Dr.Flori.
I ftuar në “ABC e Mëngjesit’ Albani u shpreh se ndjen shumë mall për Florin, emrin e të cilit ia ka vendosur të birit e për herë të parë ka treguar arsyen e këtij vendimi.
“Ka qenë një vendim shumë i vështirë. E di pse? Të jem 100% i sinqertë. E para ishte përkrahja e bashkëshortes dhe e nuses sime se ishte totalisht dakord dhe normalisht nëse ajo nuk do të ishte dakord unë nuk do të kisha këmbëngulur. Por që kur unë i thash, ajo më tha: ‘Po më pëlqen shumë’.
Ajo që përbrenda meje ishte vendimi final pse unë vendosa që djalin të mbante këtë emër, ishte sepse më mungonte në shtëpi ai emër që unë thërrisja përditë. Edhe kur je mësuar, edhe kur je rritur me atë ndjesinë domethënë në një farë forme pak egoiste, por më ka dhënë shumë ndjesi.
E thërrasim Floran për të mos bërë atë zëvendësimin 100%. Edhe Flori, Floran e ka pasur emrin, po ne e thërrisnim Flori, Flori, Flori”- rrëfeu ai.
Dr.Flori u nda nga jeta në nëntor të vitit 2014. Ai ishte pjesë e një grupi të mirë të suksesshme shqiptare “West Side Family” bashkë me Rolandin dhe Mirin.