Pak kohe me pare Fifi postoi nje video ne rrjetet sociale, ku i drejtohej e revoltuar produksionit te “Big Brother VIP” dhe Top Channel.
Ne promon e pergatitur per sezonin e dyte te reality show-t ishte vendosur dhe momenti kur Fifit i binte te fiket ne shtepi, gje qe sipas kengetares nxiti serish urrejten e publikut ndaj saj.
Duket se kjo ngjarje solli nje krisje me Top Channel, aq sa media ka marre vendimin e papritur ndaj kengetares.
Ndryshe nga heret e tjera, ku kenget e Fifit kryesonin ne klasifikimet e “Top Awards”, emri i saj nuk figuron me ne asnje klasifikim.
Vlen te permendet ketu qe kengetarja ka publikuar projekte te reja se fundmi, qe jane pritur mjaft mire nga fansat.
Por kujtojme se kenga e Fifit ka te beje me gjithe situaten e saj ne “Big Brother VIP” dhe komentet negative qe ajo mori.
Mes të tjerash, kengetarja shprehet se e kane perdorur dobesine e saj teksa thekson “dikush po kenaqet me dhimbjen time”.
“Spontakisht me qajt, krejt thone drama queen. Parameno gabimisht me te rene te fiket. Ke aktru, do vemendje. E ka bo per vemendje, per vemendje…A eshte dikush atje qe ka me me dasht, a eshte dikush jashte me m’perqaf. Dikush po knaqet, me dhimbjen tem po knaqet”, thote Fifi.
Kujtojme se edhe Beatrix Ramosaj tregoi me heret se kenga e saj “Me Ndikon”, nuk luhet me ne “Top Media.”