Enca Haxhia është nga vajzat e showbizit shqiptar më të ndjekura dhe të komentuara në rrjetet sociale. Këngëtarja prej javësh po vazhdon të qëndrojë në Dubai, atje ku përmes postimeve shohim se po bënë pushime goxha luksoze.
Kjo nuk është komentuar mirë si duket nga disa ndjekës, të cilëve Enca vendosi fillimisht t’i përgjigjej me një foto.
“Paske mbetur pa lekë e paske shkuar në Dubai…’. Po të kisha mbetur pa lekë do rrija aty ku rini ju që komentoni këto. Ju ruajte Zoti”, ka shkruar Enca në një fotografi të ndërtesave të Dubait që ka ndarë me ndjekësit e saj në InstaStory.
Këngëtarja ka publikuar edhe disa video të njëpasnjëshme, duke shpjeguar se nëse njerëzit që kritikojnë vazhdojnë t’i urrejnë personat që bëjnë një jetë të mirë, s’do të kenë kurrë mundësinë të bëhen si ata.
“Ndërsa mamatë tuaja apo prindërit tuaj ju kanë mësuar që të jesh një femër e suksesshme që jeton një jetë të bukur dhe që është e pasur, është e suksesshme – duhet t’i hipi dikush sipër, më vjen keq për ju. Nuk dua t’i ofendoj as ata njerëz që kanë këtë mentalitet, vazhdo mbajeni. Vetëm dua t’ju kujtoj se: Në ju urreni personat e pasur, të suksesshëm, të lumtur, kurrë nuk do të bëheni i pasur, i suksesshëm ose i lumtur, sepse kurrë nuk mund të bëhesh diçka që ti e urren, diçka që ti nuk e pëlqen”, thotë ajo.