Vetëm pak ditë më parë, dy ish-konkurrentët e “Për’puthen+40” i dhanë fund lidhjes së tyre. U duk sikur mes Gilbertës dhe Ilirit po lindte një histori e bukur, por gjërat nuk shkuan ashtu siç fansat apo edhe ata kishin menduar.
Ishte vetë Gilberta ajo që dha lajmin e ndarjes së tyre përmes një postimi në “Instastory”. Madje ajo bëri edhe veprimin e papritur, duke fshirë të gjitha fotot që kishin bashkë, edhe pse ishte shprehur se nuk kishte arsye pse t’i hiqte nga “Instagram”-i.
E lidhur për këtë Gilberta po akuzohet nga komentuesit se ishte e gjitha skenar.
“Perse gjithe ajo show e dashur. Ti je e mrekullueshme Pse duhej te ishte nje skenar”, i shkruan nje ndjekes
Gilbertes duket se nuk i ka ardhur aspak mire qe e konsiderojne emisionin me skenar dhe per me teper e akuzojne se lidhja e saj me Ilirin ishte ‘fake’
”Përse gjykoni me kaq lehtesi, për mua nuk ishte show sepse futa zemrën ajo nuk rr.ah me skenar, faleminderit” ishte përgjigja e saj.