Duket se Luizi dhe Armaldo kanë ngritur sot flamujt e bardhë, ditë pas debatit të ashpër mes tyre.
Dyshja janë parë duke qeshur dhe folur me njëri-tjetrin, teksa Armaldo ka provuar rrobat e Luizit, situatë e cila ka shkaktuar të qeshura tek pjesa tjetër e banorëve.
Kujtojmë se shkak i hatërmbetjeve mes tyre ishte momenti kur Armaldo i sugjeroi Oltës që të nxjerrë në nominim direkt Luizin, Kiarën dhe Bledin.
Luizi u vu në dijeni për nominimin e Armaldos nga opinionisti Arbër Hajdari gjatë prime-it disa ditë më parë.