I rikthehen miqësisë së vjetër, batuta dhe përqafime mes Luizit dhe Maestros

Duket se Luizi dhe Armaldo kanë ngritur sot flamujt e bardhë, ditë pas debatit të ashpër mes tyre.

Dyshja janë parë duke qeshur dhe folur me njëri-tjetrin, teksa Armaldo ka provuar rrobat e Luizit, situatë e cila ka shkaktuar të qeshura tek pjesa tjetër e banorëve.

Kujtojmë se shkak i hatërmbetjeve mes tyre ishte momenti kur Armaldo i sugjeroi Oltës që të nxjerrë në nominim direkt Luizin, Kiarën dhe Bledin.

Luizi u vu në dijeni për nominimin e Armaldos nga opinionisti Arbër Hajdari gjatë prime-it disa ditë më parë.