Kengetarja mjaft e njohur shqiptare, Nora Istrefi, se fundmi publikoi kengen e saj me te re te titulluar “Ciao”, projekt i cili mori mjaft vemendje.
Jo vetem me kengen por Nora befasoi dhe me pamjen e saj, e cila duket si perhere mjaft ne forme.
Mirepo, pas suksesit te ketij projekti ka dore dhe Yll Limani i cili ka shkruar tekstin e kenges.
Teksa ka rishperndare kengen e Nores ne InstaStory, Yll Limani ka shkruar:
“E shkruajta këtë këngë për Norën. Kaq super!”
Kujtojme se pak kohe me pare, Nora Istrefi pati nje konflikt me menaxherin e VIP-ave, Aleksio Alia.
Ky i fundit u shpreh se kengetarja e ka nxjerre ate me humbje gjate nje koncerti. Ne lidhje me kete ka reaguar dhe Nora ku u shpreh:
“Është dëshpëruese të dëgjosh një deklaratë si ajo e Alesios në Top Channel. Deklarata se ai paska humbur nga koncerti në Australi për shkakun tim, është plotësisht e pavërtetë. Përkundrazi, pati mjaftueshëm publik duke marrë parasysh jo-seriozitetin e Alesios në organizimin e eventeve. E vërteta: Alesio në koncertin paraprak njoftoi se në Australi do të performojnë dy nga kolegët tanë dhe i nxori në shitje biletat. Por, në koncert nuk këndoi njëri nga artistët më të mirë në shqiptari dhe publiku u zhgënjye. Ky veprim i tij ndikoi që fansat të mos besojnë në mbajtjen e koncertit tim. Apo ta kenë marr inat. Sikur të ishte korrekt nuk do t’i merrte salla pjesëmarrësit, siç ndodhi në koncertin e dytë të mbajtur pikërisht në Australi. Tendenca të tilla për të njollosur një karrierë dhe punë shumë serioze timen, janë të kota e të pabaza,” –shkroi Nora.