Pak ditë më parë, pas një debati mes opinionstëve në ‘Big Brother VIP’, Arjan Konomi sulmoi publikisht Zhaklin Lekatarin dhe Arbër Hajdarin.
Me anë të një postimi në InstaStory, të cilin e fshiu shumë shpejt, Arjani e etiketoi dyshen si ‘pseudo-opinionistë’.
“15 vite më parë. Opinionisti zgjidhej në bazë të një përvojë profesionale në media dhe jo rastësisht. Po opinionistët që shohim sot ekraneve televizive nga vijnë? Çfarë kanë bërë në media? Cila është CV e tyre? Çfarë eksperience të mëparshme kanë? Si mund të lihen programe me audiencë rekord në dorën e pseudo-opinionistëve anonimë? Impakti i madh publik kërkon tepër profesionalizëm…sa keq që ndodh e kundërta!!!”.
Përsa i përket kësaj deklarate, Zhaklina ka dhënë përgjigjen e saj teksa ishte i ftuar në një intervistë për “Më prit në fundjavë”, ku u shpreh e habitur nga shkrimi i Arjanit.
“Unë kam qenë prej kohësh gazetare. Nuk e kuptoj çlidhje ka diploma. Më habiti. Nuk di që ka shkollë për opinioniste, nësë ka do shkoj.Ndoshta këta që kritiktojnë do donin të ishin në vendin tim dhe kaq”