Duket se ai pak afrimitet që pamë në “Big Brother VIP” mes gazetarit të njohur, Bledi Mane dhe Nita Latifit ka marrë fund.
Teksa ishte e ftuar pak më parë në “E Diell”, Nita ka debatuar ashpër me Bledin.
Ajo i kërkoi llogari gazetarit për foton (e të pasmeve të saj) e publikuar në profilin e tij të Instagramit.
Sipas Nitës, Bledi e përdori “dasmën” dhe afrimitetin me të vetëm për të rregulluar imazhin e keq që ka krijuar në Kosovë.
“Dyshoj që ky kur ka hyrë në atë shtëpi, shoqërinë që ka pasur me mua, gjë që e ka thënë ndryshe këtu jashtë. Ka postuar foto të dasmës, ‘unë po të pres’. Duhet me pasur kujdes me këto se njerëzit jashtë i keqkuptojnë. Ka përfituar prej asaj gjëje, ndoshta për të fituar një farë pëlqimi nga kosovarët”, u shpreh Nita.
Nga ana tjetër, Bledi tregoi se gjatë kohës që ishte ende në reality show, llogaria e tij e Instagramit u mbyll dhe më pas u hap një tjetër nga miqtë e tij, duke shtuar se çfarë është postuar në profilin e tij nuk i ka bërë ai.
“Instagram-i im nëse ka dalë dasma, dasma në thonjëza se ishte artistike, mos ki merak, tregoi motrës tënde se nuk të marr për grua. Nuk kam ngelur unë që të martohemi bashkë”, tha Bledi ndër të tjera.