I përmendi Butrint Imerin, Luizi ia thotë troç Jorit: “Do të nxjerr nga shtëpia”

U duk sikur mes Luizit dhe Jorit mund të krijohej një miqësi e mirë, por jo çdo gjë që shkëlqen është flori.

Jo më larg se mbrëmë Luizi është treguar shumë i prerë me Jorin duke i thënë se ajo e ka provokuar dy herë.

Një herë duke i bërë një “prank” të cilin e kishte menduar me DeaMishel, dhe rasti tjetër duke i përmendur shpeshherë ish-partnerin e Kiarës, Butrint Imerin, situata të cilat Luizin e kanë lënduar.

Jori nga ana tjetër është shfajësuar duke thënë se asnjë nga këto veprime s’ka qenë i qëllimshëm, ndërsa Luizi është shprehur se për të gjitha këto që modelja ka bërë ai do ta ndëshkojë me votë duke e nxjerrë jashtë Big Brother.