Pallati mbretëror së fundmi ka ndarë atë që është interpretuar si porteti i ri i familjes mbretërore, ku sigurisht binte në sy mungesa e Harry dhe Meghan, për të cilët mesa duket nuk ishte vënd edhe pse fotoja është realizuar ndërkohë që ata ishin në Mbretërinë e Bashkuar, në prag të funeralit të Mbretëreshës.
Ndërkohë Princi Harry dhe Dukesha Meghan, që kujtojmë kanë hequr dorë nga detyrat mbretërore, por vazhdojnë të jenë pjesë e familjes, kanë ndarë një foto bardh e zi në rrjetet sociale, ku thelbi i fotos është “gjuha e tyre e dashurisë”, e pranishme gati në cdo dalje publike të tyre, shtrëngimi i duarve.
Fotografia e shpërndarë ishte nga fotografi Misan Harriman ku Duka dhe Dukesha e Sussex qëndrojnë pranë njëri tjetrit, pak momente përpara se të merrnin pjesë në ceremoninë e hapjes së “One Ypung World” muajin e shkuar.
Ky imazh është komentuar si një përgjigje ndaj portretit të ri të monkarëve, ku dukej vetëm Mbreti Charles III, bashkëshortja e tij Camilla dhe Princ William e Kate Middleton.
Po ashtu Harry dhe Meghan konfirmojnë se shtrëngimi i duarve është vërtetë mënyra se si ata mund të përballojnë gjithcka, edhe momentet më të vështira, duke qenë gjithmonë pranë njëri-tjetrt, më të bashkuar e dashuruar se kurrë.
Burimi: /News-31