Enca është shumë aktive, krahas muzikës, edhe në rrjetet sociale, ku flet thuajse për gjithçka… përveç familjes. Megjithatë, edhe pse kanë kaluar pak ditë tanimë, ajo ka ndarë me ndjekësi një lajm të trishtë, të ndarjes nga jeta të gjyshit të saj.
“Ndaj shumë në social media po gjërat personale që kam afër zemrës nuk i ndaj pothuajse kurrë… Disa ditë më parë një nga njerëzit më të dashur/ të rëndësishëm në jetën time u nda nga jeta”, shkroi fillimisht këngëtarja.
Më pas postoi disa foto e video të gjyshit, që siç shkruan ajo ka qenë fansi dhe kritiku numër 1 i saj. “I pari që ka besuar tek unë kur isha e vogël dhe më ka mbështetur në rrugën e muzikës”, shkruan ajo.
Megjithatë, zbulon se madje gjyshi i ka shkruar një biografi të detajuar mbi karrierën e Encës, që siç premton një ditë do ta publikojë.