Gent Hazizi ishte një ndër banorët i cili kishte marrëdhënie aspak të mira me Olta Gixharin brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, madje ajo u bë shkak që aktori të eleminohej nga gara.
Tashmë që është jashtë shtëpisë, Genti është bërë shpesh pjesë e paneleve dhe intervistave të ndryshme, ku ka folur rreth eksperiencës së tij në reality show.
Ditën e sotme ai ishte i ftuar në programin e mëngjesit “Wake Up”, ku foli për atë çka ka dyshuar edhe audienca gjatë gjithë kësaj kohe, favorizimin e Oltës në lojë.
Genti u shpreh se Olta ishte ajo që instaloi dhunën në shtëpi mirëpo nuk mori asnjë dënim, përkundrazi ka marrë avantazhe në lojë, si rasti i zarfit të kuq pak kohë më parë.
“O ka bërë dhunë verbale Olta Gixhari, o nuk ka bërë njeri. Është ajo që e instaloi dhunën, që sa hyri. Nuk është marrë ndonjë masë ndaj saj. Çuditërisht ajo nuk është oenalizuar asnjëherë, madje përkundrazi i japin edhe zarft të kuq. Edhe kur ajo është në nominim, gjithmonë vendoset pyetja “kë doni të shpëtoni”, jo “të largoni”. Olta është ajo që është”- tha Genti.