Diten e djeshme ne emisionin “Ndryshe” te “Top Albania Radio”, Salsano Rapi dhe Anxhela Baxhija i ngriten nje kurth ish-konkurrentes se “Perputhen”, Mikela Pupa.
Ashtu sic dhe e kerkon vete emisioni, ata u prezantuan si nje kompani fotografish ku telefonuan Mikelen per t’i ofruar pikerisht nje set fotografik.
Anxhela e pyeti Mikelen nese eshte e gatshme te behet imazhi i kompanise se saj por me kushtin qe te pozoje “Topless”, ne kembimin e 10 mije eurove.
Mirepo, ndryshe nga personazhet e kaluar te cilet kane rene pre e lojes se Salsanos dhe Anxheles, Mikela u tregua mjaft e kujdesshme dhe me “kembe ne toke” me pergjigjen e saj.
Ajo u tregua e sinqerte ndaj tyre duke u shprehur se nuk eshte nje modele dhe i duket e pahijshme per te pozuar “topless”.
“Shume faleminderit per mundesine qe po me jepni, por me thene te drejten nuk me pelqen si ide sepse une nuk jam nje modele e mirfillte qe te shkoj dhe te bej foto nudo. Ashtu sic e thashe une nuk jam modele dhe me bezdis shume fakti per te pozuar nudo, as per 10 mije euro.”
Pavaresisht kembenguljes se Anxheles, Mikela u tregua mjaft e prere ne pergjigjen e saj.