Informacioni i mbrëmshëm nga BBV, nuk ka qenë aspak “kafshatë e lehtë” për Luizin i cili ka vendosur të mbrojë lidhjen e tij me Kiarën, por pa ua harruar fjalët personave që u shfaqën në klip.
Ndryshe nga publiku që e di si qëndron e vërteta, Luizit iu servirën deklaratat në mënyrën më të keqe të mundshme.
Kështu, nisur nga deklaratat e tyre, pas përfundimit të spektaklit, Luizi ka thënë:
“Kejvina, Efi, Klea Huta, motra e Gixharit, nuk kanë llogaritur diçka. Unë me portalet nuk merrem kurrë, me lajm portali. Lajm që tha Kristi kështu, me Kristin merrem unë. Tani, këto të katërta nuk kanë llogaritur diçka, që unë do dal herët a vonë prej kësaj shtëpie. E do e jap edhe unë një koment, po koment alla Luizi që e kam me sarkazëm, me humor. Nuk e kanë menduar këtë”-përfundon këngëtari.