Besoj se shumica prej jush e mbajne mend sherrin e bujshem ne edicionin e kaluar te “Perputhen” mes nje konkurenti te sapo prezantuar dhe Eri Ages, sherr ky qe shkaktoi largimin e Erit nga emisioni, por edhe pezullimin e konkurentit, Dorit, qe gezoi vetem per 30 minuta skenen e Perputhen.
Mesa duket, Dori do te nise ate qe nuk mundi te realizonte vitin e kaluar. Ai eshte rikthyer perseri per t’u bere pjese e ketij edicioni, ku urojme te jete nje rrugetim me i qete per te, por duhet thene se edhe pse i sapo hyre ne program, ai mori shume urrejtje nga ana e publikut pas perplasjes me Erin.
Dori u shpreh se deshiron te behet perseri pjese e emisionit per te gjetur dashurine e jetes, por edhe per te rifituar respektin e publikut, pasi sipas tij, ai nuk eshte tip i sherreve, megjithese vendimi per rikthimin e tij do i takoje publikut, nepermjet votave.
Por, hyrja e Dorit paska ngacmuar pak ish konkurentet e edicionit te kaluar, kryesisht Antonelen e cila ne faqen kryesore te Perputhen, ka komentuar ne videon e prezantimit te Dorit duke thene: “Paska rritur mjekren”, fraze kjo qe shkaktoi gjithe perplasjen e tij me Eri Agen.