Afro-amerikani George Floyd, i cili u vra vitin e kaluar në mënyrë mizore nga disa oficerë gjatë një arrestimi, shkaktoi reagime të shumta në rrjetet sociale gjatë verës.
Presioni i qëndrueshëm që i ushtroi efektivi gjatë arrestimit, bëri që 46-vjeçari të ndërronte jetë shumë shpejt pasi iu vunë prangat.
Dr. Micheal Badel dhe Allecia Wilson, të cilët kryen autopsinë në mënyrë private të 46-vjeçarit, thanë se ushtrimi i forcës në qafë dhe shpinë i ka shkaktuar të ndjerit mungesë të qarkullimit të gjakut në tru.
Ish-oficeri i policisë në Minneapolis, Derek Chauvin, u filmua duke vendosur gjurin në qafën e George Floyd dhe duke i marrë frymën deri në vdekje.
Floyd ndërroi jetë duke iu lutur oficerit t’i hiqte gjurin nga qafa pasi nuk mund të merrte frymë!
Chauvin përballet me akuza për vrasje të shkallës së dytë, vrasje të shkallës së tretë dhe vrasje pa paramendim.
Një juri e larmishme prej 12 personash, përfshirë disa afrikano-amerikanë, diskutuan më herët për fatin e tij dhe e shpallën fajtor atë për vrasjen e George Floyd.
Së fundmi është marrë dënimi për ish-oficerin e policisë së Minneapolis i cili u dënua me 22 vjet e gjysmë burg.
Me sjellje të mirë, Chauvin, mund të lirohet me kusht pasi të ketë vuajtur dy të tretat e dënimit të tij, ose rreth 15 vjet.
“Dënimi i dhënë sot për oficerin e policisë në Minneapolis që vrau vëllain tim George Floyd tregon se çështjet e brutalitetit të policisë më në fund po merren seriozisht. Sidoqoftë, kemi një rrugë të gjatë për të bërë”, tha Bridgett Floyd, motra e George Floyd, në një deklaratë.
Ish-oficeri i policisë Derek Chauvin theu heshtjen e tij të gjatë në sallën e gjyqit ndërsa u përball me dënimin për vrasjen e George Floyd, duke i dhënë ngushëllime familjes së Floyd.
“Shumë shkurt, dua t’i jap ngushëllimet e mia familjes Floyd.”, u shpreh ai.
Drejtësia e vërtetë do ishte që George Floyd të ishte gjallë të paktën u dënua një polic pasi u dogj vendi dhe u bë çështje ndërkombëtare.
/iconstyle