Eshte hera e dyte qe Markeliano vendos te na suprizoje me dedikimet dhe dhuratat e tij, e mesa duket as vete nuk po e ndan dot mendjen se cilen nga vajzat pelqen me shume.
Mbremjen e djeshme, ai postoi disa video ne InstaStory-n e tij, ku i dedikonte nje kenge Ritvanes, e duke kthyer nje gote, e quajti ate “shkaktare” se perse ai po pinte.
Ndersa, diten e sotme u transmetua puntata ku ai i kishte bere nje dhurate shume romatike Mikeles.
Nje album me foto, ku fillonte me nje dedikim dhe me vetem dy foto: me dashurine e saj te pare, qenin Coco, dhe tjetra ishte nje foto me Markon.
Pjesa tjeter e albumit ishte lene bosh, me qellim per t’u mbushur keshtu me foto te tjera te tyre, per te kerkuar ne kete menyre nje vazhdimesi me Mikelen.