Romeo dhe Donald Veshaj kanë udhëtuar ditët e fundit drejt Barcelonës, ku duket se po pushojnë pas një sezoni të gjatë televiziv. Pasi përfunduan me sukses emisionin “Binjakët”, ata vendosën të udhëtonin drejt Spanjës bashkë për t’u relaksuar në plazhet e bukura të Barcelonës.
Po ashtu edhe Aleksia Peleshi, po ashtu ka treguar se ndodhet në Barcelonë. Ajo ka publikuar një foto në Instagram dhe ka zbuluar vetë vendndodhjen dhe të gjithë menduan se ajo ndodhet pranë Romeos këto ditë. Në fakt në bion e saj në Instagram, ajo tregon se jeton mes Barcelonës dhe Tiranës, ndaj u tha se ajo ka udhëtuar drejt Spanjës bashkë me vëllezërit apo ndoshta këta të fundit kanë shkuar tek ajo.
Mesa duket e vërteta është krejtësisht ndryshe pasi “Revista Who” ka publikuar një video ku shihet Romeo në rrugët e Barcelonës duke u puthur dhe përqafuar me një vajzë bjonde. Nga këto pamje vihet re aktori, i cili dhe në postimet e tij është shfaqur i veshur me lejla. Dyshimet se ndoshta në video ishte Donaldi nuk munguan, mirëpo mungesa e atatuzheve në këmbë e bën të dallueshëm Romeon.
Kujtojmë se para disa javësh, të ftuar në emisionin “Soiree”, binjakët thanë se janë beqar, por siç duket kjo deklaratë nuk ka qenë plotësisht e vërtetë për Romeon.