I lidhur gjate kohes ne program? Edi publikon foton me ‘te dashuren’ por pendohet dhe e fshin (FOTO)

Pas perjashtimit te tyre nga “Perputhen”, pasi u kapen te takoheshin jashte, pritej qe Edi dhe Ada t’a vazhdonin marredhenien e tyre jashte programit, por nuk ndodhi keshtu.

Gjate nje interviste per “Prive”, Edi u shpreh se me Aden jane thjesht shoke, madje ne nje postim qe beri ne InstaStory-n e tij, ai tregoi se do te rikthehet serish ne Zvicer, ku do te vazhdoje te ushtroje sportin e boksit.
Pra, Ada nuk ishte ne planet e tij.

Por, pak me pare Edi postoi nje video qe na konfuzoi te gjitheve. Ai shfaqej i perqafuar dhe shume i afert ne shoqerine e nje vajze bjonde, por me pas ka vendosur t’a fshije kete video, duke sjelle shume dyshime tek publiku se ai mund te kete nisur nje lidhje te re, ose mund te kete patur nje te dashur jashte programit.